Studentet
Revista Studenti
Nr: Publikuar Me: Link
3 1 Nentor 2008 Revista Nr 3
 
Formulari A4, sot nisin aplikimet
Monday, 24 November 2008 10:56
Formulari A4, sot nisin aplikimet

Një tjetër mundësi për ata që nuk janë regjistruar ende në asnjë Universitet. Pas formularit A3, një tjetër formular për t‘u plotësuar, për të nisur shkollën në ato fakultete, ku ka kuota të lira.

Read more... [Formulari A4, sot nisin aplikimet]
 
Juridiku, pezullohen pa afat studimet
Wednesday, 19 November 2008 11:08

Universiteti i Tiranës, letër kryeministrit: “Shpejtoni aktin e ekspertimit për godinën e Fakultetit të Drejtësisë”Studentët kanë bojkotuar leksionet, deri në zgjidhjen e problemit të godinës, e cila është në gjendje skandaloze

Read more... [Juridiku, pezullohen pa afat studimet]
 
Panairi i Librit, Berisha: Mbështetje për librin
Tuesday, 18 November 2008 01:12

Kryeministri Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe Ministri i Kulturës Pango ka marrë pjesë sot në edicionin e 11-të të Panairit të Librit. Berisha ka vizituar nga afër stendat e shtëpive botuese pjesëmarrëse në panair.

Read more... [Panairi i Librit, Berisha: Mbështetje për librin]
 
Studentët: “Do të pezullojmë mësimin”
Saturday, 15 November 2008 15:11
Mblidhet jashtë radhe Senati i Universitetit të Tiranës. Kërkohet ekspertizë për godinën e Fakultetit Juridik Senati vendos që mësimi të vazhdojë normalisht, ndërsa studentët kanë paralajmëruar për pezullim ditor

Gjendja problematike e godinës së Fakultetit Juridik ka mbledhur në një sallë të përbashkët, jashtë radhës, anëtarët e Senatit të Universitetit të Tiranës. Qëllim i takimit midis akademikëve ka qenë zgjidhja e menjëhershme e situatës së krijuar në godinën e Drejtësisë, e cila rrezikon të shembet si pasojë e kushteve jo të mira arkitektonike.

Në mbledhjen e zhvilluar në orët e pasdites së djeshme, Senati i UT-së, ka vendosur që paçka problematikës së krijuar dhe kushteve jo të favorshme, mësimi në Fakultetin Juridik të vazhdojë normalisht deri në gjetjen e zgjidhjes së duhur. Ata kanë kërkuar nga instancat përkatëse ngritjen e një grupi inxhinierësh, të cilët do të bëjnë të mundur vlerësimin e gjendjes fizike të objektit, i cili ka pësuar krisje në katet e sipërme të tij.

I pranishëm në mbledhjen e jashtëzakonshme të Senatit të Universitetit të Tiranës, dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Skënder Kaçupi, u shpreh se krijimi i komisionit për verifikimin e situatës në godinën e institucionit që ai drejton do të bëjë të mundur zbardhjen e të gjithë situatës në të cilën ndodhet objekti.

Në fjalën e tij, dekani i Juridikut pohoi se ka bërë kallëzim penal në Prokurori ndaj drejtuesve të punimeve në shtesën e Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilët me papërgjegjshmërinë e tyre kanë dëmtuar rëndë godinën ngjitur, që i përket Fakultetit Juridik. “Është e vërtetë që situata është serioze. Ne i kemi dërguar shkresën përkatëse rektoratit të Universitetit të Tiranës, me të cilën e kemi njohur me problemin”, - tha dekani Kaçupi.

Pas kryerjes së kallëzimit në Prokurorinë e Tiranës, tashmë drejtuesit e Fakultetit Juridik presin mbërritjen e grupit të ekspertëve, të cilët do të nisin hetimet mbi shkaqet e dëmtimit të godinës dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të personave të përfshirë në këtë skandal.

Dita e djeshme ka kaluar e qetë në Fakultetin Juridik. Pas pezullimit njëorësh ditën e martë, studentët kanë preferuar të ulen në auditore, duke pritur zhvillimet e reja nga zyra e dekanit të fakultetit, i cili u ka siguruar se Senati i Universitetit të Tiranës do të dalë me një vendim të posaçëm lidhur mbi fatin e mëtejshëm të godinës ku ata zhvillojnë leksionet.

Burime nga Këshilli Studentor i Fakultetit Juridik, bëjnë të ditur për gazetën “Shekulli” se në rast mosveprimi në ditët në vazhdim është marrë në konsideratë edhe pezullimi ditor i leksioneve deri në momentin e zgjidhjes së problemit. Aktualisht në godinën 3-katëshe, marrin dije rreth 1500 studentë, jeta e të cilëve është e rrezikuar nga çasti në çast.

Nëse do të supozonim të mirëqenë një fakt të tillë, atëherë përmasat e tragjedisë në Fakultetin Juridik do të ishin shumë më të mëdha se ato të ndodhura në Gjirokastër, ku jo më larg se 6 ditë më parë, 3 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan seriozisht, si pasojë e shembjes së një pallati.


G99-ta: “Krisja në Juridik, krizë e arsimit në vend”

Aktivistë të grupimit G99, kanë vizituar ditën e djeshme, ambientet e Fakultetit Juridik në Tiranë, duke parë nga pranë gjendjen katastrofike në të cilën ndodhet godina. Të alarmuar nga krisja e mureve ata kanë përkrahur protestën e studentëve të këtij fakulteti. Duke folur në një nga sallat, tashmë jashtë funksionit, Erion Veliaj, drejtues i G99-s, u shpreh se janë dy çështje që i kanë detyruar për të ngritur alarmin për këtë problem që haset në Fakultetin Juridik.

“E para është siguria e jetës, ky aset i brishtë i shqiptarëve që çdo ditë e më shumë është nën rrezik, sidomos në raste të tilla, të cilat si në Gjirokastër treguan se mund të kenë pasoja shumë të hidhura. E dyta është çështja e arsimit. Nëse rinia shqiptare, e ardhmja e kombit shqiptar, detyrohet të mësojë në klasa të krisura, me mure të krisura, atëherë kjo e ardhme është e krisur”.

Veliaj ka kërkuar në fjalën e tij që premtimet për investime në arsim mos të jenë demagogji e radhës, por të bëhen realitet. “Nëse kemi më shumë fonde për arsimin, do të kemi dhe godina më të mira, klasa më të sigurta, ku të garantojmë arsimin dhe formimin e të rinjve shqiptarë”, - u shpreh drejtuesi i G99-s, duke kujtuar se ky aktivitet sensibilizimi ishte në kuadër të fushatës 5 për qind që grupimi që ai drejton ka ndërrmarrë për rritjen e buxhetit të arsimit në mënyrë që të përbëjë 5 për qind të PBB-së.
 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 Next > End >>

Page 1 of 7